Kamber Hoxha 75 vjeç, dhe Gentian Golashi 45 vjeç janë nxjerrë pa jetë nga pusi, ndërsa Neim Hoxha 46 vjeç ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital.

Mësohet se fillimisht ka hyrë në pus Kamber Hoxha, i cili është bllokuar në thellësi dhe dyshohet se është helmuar nga gazi.

Pas tij është futur në pus Gentian Golashi, i cili gjithashtu është bllokuar aty dhe në fund është futur edhe Neim Hoxha me qëllim nxjerrjen e të dyve.

Njoftimi i policisë:

Dyshnik, Berat /Informacion Paraprak

Në datën 07.05.2020, ora 07:30, në fshatin Dyshnik, Berat, shtetasi K. H., 75 vjeç, ka hyrë brenda në pus për ta pastruar atë dhe më pas janë afruar dy nipërit për ta ndihmuar, shtetasit N. H., 46 vjeç dhe G. G., 45 vjeç, të cilët kanë mbetur brenda në pus.

Shërbimet e Policisë, zjarrfikëset dhe ambulanca kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Zjarrfikësit i kanë nxjerrë nga pusi trupat e pajetë të këtyre tre shtetasve dhe i kanë dërguar në morgun e spitalit të Beratit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës së tre shtetasve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re