Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije për Fax News se autori i vrasjes së nënkomisar Saimir Hoxhës, Aldi Rama ka pasur me vete dy krëhëra pistolete ditën e martë.
Njërin prej tyre e ka hedhur në vendngjarje pasi qëlloi në drejtim të patrullës së policisë ndërsa tjetri u gjet në vendin ku 21 vjeçari Rama qëlloi veten rreth 1km larg vendit të ngjarjes.
Fillimisht Rama ka qëlluar ndaj efektivit nga sendilja e pasme e mjetit me një plumb. Pas kësaj ka dalë nga makina për tu ulur në vendin e shoferit dhe aty e ka qëlluar me një plumb në kraharor duke i përshkruar pranë zemrës çfarë i ka marrë edhe jetën Hoxhës.
Në vendngjarje u gjetën 8 gëzhoja të qitura nga pistoleta tip “TT” e 21 vjeçarit. Edhe efektivët e policisë që shoqëronin Hoxhën kanë qëlluar disa herë për të neutralizuar të rinjtë Aldo Rama, Armando Marku, dhe Kristjan Sherri. Ngjarja është regjistruar rreth 500 metra nga parcela ku efektivët kishin asgjësuar 110 rrënjë kanabis jo shumë kohë para ngjarjes, ndërsa të rinjtë kanë pretenduar se nuk kanë lidhje me parcelën por ndodheshin aty për të konsumuar nga një cigare hashash.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb