TIRANË– Pasi u shfaq i indinjuar nga vëmendja që kishin marrë negociatat, duket se bashkëshorti i zv.ministres së Brendshme, Rovena Vodo, ka ndryshuar mendim.
Pas dështimit të procesit të negociatave, të cilit edhe pse fillimisht i shau, Aurel Voda ia nxorri gjithë inatin presidentit të Francës Emmanuel Macron.
“Në tëçkë të sëçkës Macron!,”-shkruante Voda në një nga grupet e shumta të hapur në Facebook në emër të kryeministrit Edi Rama.

Edhe pse nuk duket në kontaktin e parë me fjalinë, Voda është treguar shumë i kujdesshëm duke modifikuar fjalën që vërtetë ka dashur të përdorë.
Zakonisht për të përdoret shkurtimi P.S., por nuk ka dashur të rrezikonte që demokratët e rrjetit ta përdorinin sikur bashkëshorti i një prej zyrtareve më të larta të Ramës, ftonte Macron që të linte Francën dhe t’i bashkohej Partisë Socialiste.
P.S: Aurel Voda aktualisht është drejtor në Fondin e Detyrueshëm të Sigurimit Shëndetësor…
(k.m/dosja.al)
