Janë bërë publike pamjet nga momenti i përplasjes mes dy grupeve të rinjsh në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur më datë 13 tetor dhe si pasojë e të shtënave me armë zjarri mbetën të plagosur dy të rinj, Aleksandër Nikolla dhe Xhulio Vela. Në lidhje me këtë ngjarje policia arrestoi shtetasit Fatjon Palushi dhe Daniel Manushi, dhe procedoi për moskallëzim krimi të plagosurin Aleksandër Nikolla si dhe shpalli në kërkim Islam Xhetanin.

Personat e akuzuar për ngjarjen rezultojnë me precedentë të mëparshëm penalë për veprimtari të paligjshme në fushën e narkotikëve si dhe tentativë vrasjeje. Po ashtu edhe i shpalluri në kërkim Islam Xhetani, 28 vjeç, sipas policisë rezulton i dënuar për veprën penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë. Sipas policisë sherri mes te rinjve ka nisur për motive të dobëta.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re