Kreu i Agjencisë Hapësinore të Turqisë (TUA) Serdar Hussein Yildirim tha se udhëtimi hapësinor i astronautit të parë turk që do të shkojë në hapësirë ​​do të bëhet vitin e ardhshëm.

Yildirim në një konferencë për shtyp të mbajtur në Konya, ku po merrte pjesë në një konferencë, tha se “Deri në fund të vitit, astronauti turk do të jetë gati”, duke informuar kështu se astronauti i parë turk do të shkojë në hapësirë ​​vitin e ardhshëm.

Yildirim theksoi se dizajni përfundimtar i anijes kozmike, e cila do të jetë në Misionin Kërkimor Hënor, do të përfundojë në qershor.

“Dizajni paraprak (i ​​anijes kozmike) është bërë tashmë. Tani dizajni përfundimtar është pothuajse i përfunduar dhe më pas do të fillojë prodhimi”, bëri të ditur Yildirim ndërsa informoi se anija kozmike do të nisë udhëtimin në vitin 2024.

“Motori ynë vendor është një pjesë shumë e rëndësishme e anijes kozmike. Pra, motori ynë që do të na japë shtytjen për të çuar (anijen kozmike) në Hënë është një motor rakete që është 100 për qind vendor. Prova e fundit e motorit në fjlaë ishte shumë e suksesshme. Tani ai po kthehet në një motor hapësinor. Sigurisht që ka ende procese tjera për të bërë. Do të provohet në mënyra të ndryshme. Ne po marrim pjesë në këto teste dhe mund të them me gëzim që shkoi shumë mirë. Ne jemi lider në botë në teknologjinë hibride”, tha Yildirim.
Burimi: TRT SHQIP

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re