Ta nisësh ditën me një vezë të zier mund të shkaktojë reduktimin ee rrezikut nga prekja prej sëmundjet kardiovaskulare.

E kete e konfirmojne mjeket ne Kinë që kanë kryer nje studim.

Vezët janë një burim thelbësor i kolesterolit ushqyes, por përmbajnë proteina të cilësisë së lartë si dhe përmbajnë substanca bioaktive si fosfolipidet dhe carotenoidet.

Studimi ka analizuar veçanarisht personat të cilët hanin minimalisht një vezë në ditë.

Sipas tij, ata të cilët kishin këtë frekuencë konsumi të vezëve e minimizonin rrezikun e goditjeve ishemike në tru me 26 përqind.

Për më tepër është vënë re një ulje e rrezikut me 12 përëqind ndaj sëmundjeve kardiovaskulare, për personat të cilët konsumojnë mesatarisht 5 vezë në jave.

.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re