Edhe të burgosurit e Tiranës janë futur në grevë.

Pas dhjetëra të dënuarve në Rrogozhinë, Peqin, Reç, Shënkoll dhe Burrel raportohet se në grevë kanë hyrë edhe 150 të burgosur të 313-ës në Tiranë.

Arsyet e grevës së tyre janë shtatë.

E para: T’iu lejohen takimet me familjaret, e dyta është mungesa e kushteve higjienike, e treta sjellja e ashpër me kërcënime në ambientet e IEPV-së.

Po ashtu të burgosurit pretendojnë se ushqimi që iu jepet është i njëjtë dhe skandaloz.

Ata shtojnë si një tjetër arsye faktin se dhomat e tranzitit janë me insekte. Arsyeja e shtatë është izolimi që iu bëhet në rast se flasin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re