Ditën e sotme u mbajt në ambientet e FSHF-së mbledhja e Komuisionit të Etikës, për dyshimet në ndeshjen Bylis-Tirana të vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës. Pas përfundimit të mbledhjes, kryetari i Komisionit të Etikës. Fatmir Braka, është shprehur se Tirana nuk është paraqitur në mbledhje për të dhënë dëshminë, më justifikimin se nuk i ka vajtur emaili, i cili sipas tij është dërguar nga Federata.

“Sot u mbajt mbledhja e radhës siç ishte planifikuar. Tirana nuk u paraqit dhe u shty për njëherë tjetër. Administrata e Federatës i ka dërguar një email, ndërsa Tirana thotë se ai email nuk ekziston më. Ne i kemi dërguar një email, ku i lamë afat.

Hetimet u bënë sot dhe do të vazhdojnë të bëhen. Hetimi po zhvillohet për Bylis-Tirana në Kupë. Mbledhja e radhës është lënë për ditën e martë. Në komision ishim 3 veta, aq sa lejohej. UEFA dërgon raporte, nuk ka insistim nga ata. Është e paparashikuar se sa zgjat hetimi. Nuk mund te them për penalizimet.”, u shpreh Braka.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re