Në administratën autonome të Katalonjës në lindje të Spanjës ka filluar grevë e përgjithshme në shenjë proteste kundër nenit 155 të zbatuar nga qeveria qendrore dhe arrestimit të ish anëtarëve të qeverisë lokale katalonjase.
Greva e përgjithshme e zhvilluar me thirrjen e bërë nga Sindikata Intersindical-CSC është mbështetur edhe nga organizatat joqeveritare pro pavarësisë, ndërsa bëhet e ditur se dy sindikata të mëdha të vendit nuk i janë bashkuar me arsyetimin se është një “grevë politike”.
Për shkak të grevës së përgjithshme e cila më shumë ka në objektiv sektorin e transportit, bëhet e ditur se është ndërprerë transporti tokësor dhe hekurudhor në më shumë se 60 pika.
Vëzhguesit e grevës kanë bllokuar trafikun në gjashtë autostrada kryesisht në dalje të Barcelonës, ku gjithashtu veprime të ngjashme kanë ndërmarrë edhe në në pikat kyçe të trafikut brenda qytetit.
Ndërkohë është vërejtur se grupet kanë mbyllur përkohësisht edhe linjën e trenit të shpejtë Barcelona-Girona dhe disa linja të tjera periferike.
Për shkak të veprimeve që kanë paralizuar qarkullimin njoftohet se janë formuar rradhë të gjata në pikat e hyrje-daljes të qyteteve si Barcelona, Girona, Lleida dhe Tarragona.
Ndërkohë që edhe mbi ura janë vendosur pankarta me mbishkrimet “Ne nuk do të ndërmarrim as edhe një hap të vetëm prapa kundër presioneve. Ne jemi republikë. 8 nëntori grevë e përgjithshme”.
Qeveria lokale e Katalonjës ka njoftuar se janë të garantuara shërbimet e transportit minimal mes 25 deri në 50 përqind. Ndërsa për procesin mësimor në shkolla thanë se kanë vendosur një mësues për 6 klasa.
Në kuadër të grevës thuhet se gjatë ditës do të mbahen tubime përpara ndërtesave të bashkive të qyteteve të mëdha në Katalonjë.
Ndërkohë është vërejtur se policia katalonjase është përpjekur të bindë protestuesit për të liruar trafikun, me ç’rast bëhet e ditur se nuk ka patur ndonjë incident. aa

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re