Ashtu siç edhe ishte vendosur procesi i votimit në të gjithë qarkun e Beratit ka filluar prej orës 07:00 të mëngjesit të sotëm. Të gjitha qendrat e votimit, pas verifikimit të materialeve zgjedhore dhe firmosjes së procesverbalit nga ana e komisionerëve, kanë hapur dyert për të çelur procesin zgjedhor. Edhe qytetarët kanë filluar që herët në mëngjes të dynden në dyert e qendrave përkatëse për të votuar.

Ndërkohë është pezulluar procesi në Qendrën e Votimit 3270 në Pallatin e Kulturës “Margarita Tutulani”, për shkak se nuk punon pajisja biometrike që shërben për verifikimin e kartave të identitetit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re