Ka filluar transferimi i gazit natyror në tubacionin “Baltic Pipe” i cili përmes Danimarkës do të transportojë gazin norvegjez në Poloni.

Në një deklaratë nga operatori i sistemit polak “Gaz-System” thuhet se transferimi i gazit natyror ka filluar nga 1 tetori.

Në postimin e bërë nga “Gaz-System” theksohet se “Sot është ajo ditë historike! Në Baltic Pipe filloi rrjedha e gazit”.

Tubacioni u përurua më 27 shtator dhe do të transportojë 10 miliardë metra kub gaz natyror në vit nga Norvegjia në Poloni.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re