Drejtori i policisë së Shkodrës, Niko Brahimaj në një prononcim për vendosjen e orës së re policore tha se fokusi është te ndërgjegjësimi i qytetarëve dhe jo te gjobitja e tyre.

Ai bëri premtimin se nëse në Shkodër do të gjendet qoftë dhe një lokal që nuk zbaton masat ai do të dorëhiqet nga detyra.

“Më gjeni një lokal hapur në Shkodër e do shkojmë bashkë atje për tre minuta. Nëse ma gjeni masa e parë që do marr është të jap unë i pari dorëheqje”,- tha Brahimaj.

Shqipëria ka shtrënguar masat kundër koronavirusit këtë të enjte, për shkak të shifrave rekord të rasteve të reja në ditët e fundit.

Prej disa ditësh tashmë, vendi po raporton mbi 1000 raste të reja në 24 orë, si dhe një numër vdekjesh që sillet rreth 15-tës. Situata në spitalet Covid paraqitet provblematike duke qenë se 492 nga 55 shtretër që kanë këto spitale janë të zëna.

Sot në orën 20:00 kanë hyrë në fuqi rregullat e reja të cilat ndalojnë lëvizjet nga kjo orë deri në orën 06:00, përvecc rasteve kur qytetarët janë të pajisur me leje për lëvizje në këtë orar.

(R.G/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re