(Intervista e plotë e aktorit)

Që sot nuk ai jeton më. Por Xhevdet Feri ka lënë personazhet dhe intervistat e tij . Kjo është një intervistë ndër të fundit që ka dhënë nga Pogradeci më 2018-ën, ku ai flet për personazhet e veta. E ka dhënë për gazetarin pogradecar Ilir Shyta. Rast pas rasti e film pas fimi, merr në analizë rolet e tij.

 

Zoti Feri faleminderit që pranuat të bëheni pjesë e “Infoftesë” këtu në Pogradec!

Faleminderit ju për ftesën!

 

Është hera e parë që vini këtu apo keni pasur edhe më herët kontakte me Pogradecin?

Jo. Sigurisht që nuk është hera e parë. Pogradeci është një atraksion i kahershëm po themi për gjithë qytetarët dhe jo pogradecarët që nuk kanë ndonje lidhje paraprake me të. Unë për herë të parë, në Pogradec, kam ardh, siç ishte adeti në atë kohë, menjëherë pas martese, për të bërë ato ditët e pasdasmës, që nuk ishin një muaj, por që konsideroheshin si të tilla.

Ka qenë kontakti i parë i një qëndrimi afatgjatë, i cili të jep mundësinë të komunikosh, kontaktosh me qytetin, me natyrën dhe me njerëzit. Më vonë në dhjetë vitet e fundit kam qenë disa herë, por gjithmonë i joshur nga atraksioni turistik, që të ofron qyteti dhe peizazhi me shokë dhe me miq.

 

Po kontakte xhirimesh?

Jo nuk kam xhiruar gjë në Pogradec.

 

Ndalemi te karriera juaj filmike. Kush ka qenë roli i parë që keni sjellë në kinema? A e mbani mend se si jeni ngjitur në ekranin e filmit?

Roli i parë i imi daton në 1980-ën. Bëhet fjalë për filmin “Vëllezër dhe shokë”, i Dhimitër Anagnostit. Unë sapo kisha përfunduar gjimnazin. Një koiçidencë fatlume. Në atë kohë unë banoja në Durrës. Teatri i Durrësit shkonte në Tiranë në një festival kombëtar. Në mes të tjerave, trupës profesioniste të Durrësit, i duhej një djalë i ri me moshën time për një rol episodik. Dhe Anagnostit i interesonte një djalë i asaj moshe për një rol.

Ishte në shfaqje dhe për fatin tim të mirë ishte ulur pranë drejtorit të teatrit të saj kohe, Nikolin Xhojës, një aktori shumë të famshëm të Durrësit. Dhe sigurisht në këndvështrim të ineresite pyet, çe kini këtë djalin, nga vjen. Pas dy ditësh takohemi. Dhe pas testimeve të kohës, Anagnosti ma besoi atë rol mua. Unë akoma nuk kisha vendosur se çdo të studioja.

Në në atë kohë gjimnazistët ishin të deturuar të bënin një muaj punë në bujqësi. Kështu më erdhi shumë më mirë oferta e tij dhe u zbavita. Mendoni për një djalë të ri: elementi demonstrativ i artit, joshja e filmit ishin kënaqësi e jashtëzakonshme. Ishte eksperiencë që u bë një shtysë përcaktuese, që unë të ndaja mendien dhe pastaj të ndiqja shkollën për aktor.

 

Nuhatja e Anagnostit ishte deçizive për të përzgjedhur dhe vazhduar pastaj karrierën tuaj…?

Anagnosti rezulton të ketë qenë laboratori më i mirë. Nëpërmjet filmave të tij kanë hyrë shumë aktorë të panjohur më parë, qoftë profesionistë, qoftë jo profesionsitë. Po të kaloje klonin e Anagnostit, karriera ishte e sigurtë. Unë pa mbaruar akoma xhirimet e Anagnostit, menjëherë kam qenë i kontaktuar për një rol tjetër, tashmë pa audicone dhe me dorë të parë. Tek anagnosti ky është një fenomen. Shumë personazhe që kanë hyrë në kinematografi, kanë kaluar laboratorin e tij.

 

Ju keni pasur edhe filma të tjerë më Anagnostin, “Përrallë nga e kaluara” dhe së fundmi edhe “Gjoleka djali i Abazit”?

Te “Gjoleka…”, kemi qenë një grup me miq dhe dashamirës entuziatë të Anagnostit, që u përfshimë në gjithë elementët e filmit, nga produksioni, në asistim, në xhirim, në regji, Ishte një lloj delikatese ndaj personazhit, Anagnostit dhe krijimtarisë së tij. Ishte momenti që kishte ngelur pa i vënë një kurorë gjithë korpusit të tij.

 

Në fillesa, kush ka qenë ëndrra juaj përveç kinemasë? Çfarë do të ishit sot nëse nuk do ishit bërë aktor?

Sigurisht po ti kthehem kohës, nuk është shumë e lehtë. Në atë periudhë, njeriut nuk i lejohej të ëndërronte. Ishte problem të ëndërroje. E drejta e studimit, fakulteti, disiplina ku doje të studjoje, nuk përcaktohej prej teje, përcaktohej nga komiteti i partisë, ai ekzekutiv, nga autoritet lokale në atë kohë. Dhe numri i studentëve që e përfitonin të drejtën e studimit, në universitetin e vetëm të asaj kohe, ishte shumë i vogël.

Unë po të kisha aplikuar drejtpërdrejt, ndoshta do të kisha zgjedhur arkitekturën apo juridikun. Kjo ka bërë që gjatë eksperiencës sime në punë, unë të kapërcej nga krijimtaria në administrim, në mësimdhënie, deri në politikë. Mesa duket këto shprehitë e mëvonshme duhet të kenë fjetur diku.

 

Kthehemi në kinema. Ju jeni ikonë sot dhe keni interpretuar me gjigandët e atëhershëm. Përshembull, “Era e ngrohtë e Thellësive” me Kadri Roshin…

Filmi i Vladimir Priftit. Janë rastësi fatlume. Marrëdhënia me Kadriun ka qenë brilante. Paralelisht Kadriu ka qenë pedagog i imi në shkollë. Filmi ishte produksion i Radio-Televizionit Shqiptar, i cili nuk e kishte gjithë infrastrukturën siç e kishte kinostudioja. Mbaj mend që filluam xhirimet në behar dhe i përfunduam në dimër, në janar ose në shkurt.

Ishte një episod shumë i bukur që më kujtohet… Kishte ngel për t’u xhiruar në bulevardin e Tiranës dhe kemi xhiru në dhjetor, vazhdimin e një episodi që kishte fillu në gusht. Me një këmishë në aksin e bulevardit, që ishte bosh. Isha i vetëm, duke fol me veten. Kisha një monolog të brendshëm: Ç’mu desh që vajta në minierë? Bëna mirë a bëna keq? Në këtë kohë kamera me një teleobjektiv të madh, ishte shumë larg, nja 600 a 800 metra.

Në atë kohë s’kishim as radio dhe ma bënin me dorë. Dy shokët e mi, më shihnin mua te vija e bardhë që flisja me vete dhe më komandonin me dorë të tjerët. Iiiiii ky Xhoda s’qenka mirë, paska rrëshqit! Dhe kur mbarova u thashë atyre: hajdeni këtu. Ata më pyetën nëse isha mirë, “ça bën o Xhode”?… U thashë mirë mo jam, nuk e shihni se kam kamerat përballë?

Me Kadriun ka qenë një vit shumë i mirë. Punuam në film shumë gjatë dhe aty mrekullohesha. Eshtë një episode që ai hekuros këmishën dhe i tregon këtij djalit të ri, që miniera s’është aq e keqe. Unë harrova që isha përballë kameras. U mrekullova me interpretimin e tij. Mos harroni se isha edhe fillestar. Distanca dukej me kilomtra të tëra.

 

Pastaj vjen “Besa e Kuqe”?

Ti i dike më mirë se unë rolet. Si mbaj mend, por më pas janë “Fushë e blertë, fushë e kuqe, “Vendimi”, “Hije që mbeten pas”, “Dhe vjen një ditë”, “Përrallë nga e kaluara”, “Vitet e pritjes”  nëse do ndërtojmë një kronologji…

 

Ndalemi tek “Dhe vjen një ditë”, aty interpretoni me bashkëshorten tuaj, zonjën Rozeta…?

Ai është film i këndshëm. Aty, gjithçka të madhe e bën të tillë, Robert Ndrenika. Ka një shpirt human, dimension njerëzor në frymën dhe konstruktin e veprës, që ia jep Robert Ndrenika. Këto personazhe janë të vështirë, skematikë, janë djemtë e mirë që s’kanë asnjë të metë, janë referencë për të evidentu elementin negativ. Për aktorin bëhen role të sheqerosura që nuk shtyhen më.

Djemtë e mirë që nuk kanë të metë. Si të hash bakllava një tepsi të tërë. Komplimenti më i bukur që kam dëgjuar për këtë rol, ka qenë nga Teodor Laço, që kur shikonim materialet e filmit thotë: ore ky djali ka aftësi të çuditshme. Të vështirat i mbështjell me një cipë si ato ilaçet që janë të hidhura e vishen me atë kapsulen që të gëlltiten nga fëmijët dhe të mos ndjenë shijën e hidhur. Këto personazhe të vështira, veprojnë në rrethana të paragjykuara. Aksion në të ka pak, janë personazhe të vështira dhe kur qëllon që funksionojnë, lënë gjurmë në memorie.

 

“Gjurmë në kaltërsi” është një tjetër film artistik?

Te ky film ka një gjë shumë të bukur. Kur lexova skenarin nuk doja ta bëja rolin. Nuk doja ta prishja dorën, kisha dalë nga shkolla e Anagnostit. Doja të ruaja disa standarde profesionale. Filmi është më shumë dokumentar. Më thirrën në organizatën e partisë së shkollës, dhe thanë: ç’është kjo që rrefuzon ti, është detyrë partie. Nuk shkova nja tre muaj në shkollë. Ishte hakmarrja ime. Por kam kaluar tre muaj fenomenalë me pilotët.

 

Është vështirë të xhirosh në lartësi?

Hiç fare, është një mrekulli. Mos harroni që deri në atë kohë s’kisha hypur në avion civil në jetë. Në atë kohë bëra shtatë fluturime me mig. Ajo që është mrekulli, është komuniteti i pilotëve. Djem të grumbulluar bashkë. Aq djem të mirë, nuk i gjeje dot në një komunitet tjetër.

E prita me padëshirë integrimin në atë filmi dhe në fund rezultoi jo për personazhin, por në tërësinë e vet, në gjithë eksperiencën dhe emocionet e kaluara me pilotët, një film fantastik. Janë fluturime që nuk përsëriten… Nëse do të më pyesje se çdo të bëje, atë gjë do të bëja përsëri. Unë do e bëja atë për shkak të fluturimve dhe bashkëjetesës me atë komunitet. Unë kam qenë 19-vjec atëherë, djalë i ri.

Ata, pilotët më thoshin me shaka: do të bëjmë të vdekur atje lart, do të fusim në për figura të mbingarkuara… Kishte fenomene plot që i provoja për herë të parë. Koka të përplasej pas xhamit, përgjumeshe. Sfida ishte adrenalinë e jashtëzakonshme.

 

Të flasim për interpretimet me bashkëshorten?

Me Rozetën ne jemi lidhur studentë. Kemi qenë në një kurs bashkë, kemi punuar dy-tre role. Pas studimeve u martuam, u bëmë prindër. Kemi punuar bashkë në Durrës. Kemi bërë edhe punë të tjera bashkë.

Jemi kolegë dhe njohës të mirë të njëri-tjetrit. Nuk ka ndonjë avantazh ose vështirësi të posaçme të luash me bashkëshorten. Se profesioni është profesion. Do bësh detyrat, do bëj detyrat. Në shfaqje teatrore kemi punuar bashkë edhe në Tiranë. Kemi bërë një komedi “Tradhëti bashkëshortore” e Harold Pinter e kështu me radhë…, duke gjurmë jo në pelikul…

 

Një film interesant në karrierën tuaj “Hije që mbeten pas”…?

Ky rezultoi një film shumë i mirë. Përtej pritshmërive, nuk e di nesë pritej ai rezultat. Ai është parë shumë, nuk gjeje bileta. Dhe ka shëtitur shumë. Ai kishte një gjë, që befasoi spektatorët. Si ka mundësi që regjimi lejoi të goditej korrupsioni në atë lloj nivelesh të larta? Partia s’mund ta lejonte? Ai personazh nuk kishte ndodhur asnjëherë, të atakohej një drejtor ndërmarrjeje import-eksporti shumë të rendësishme. Plus jeta, diferenca që ata bëjnë me shtresat e tjera.

Romani ka histori tjetër. Një lloj ngjarje që ka ndodh në luftë, por skenari ishte ndryshe. Diana dhe Esati e ndryshuan. Dhe u kthye në histori që kishte një lloj burokracie, që kishte filluar të shkëputej nga inteligjenca. Inteligjenca jetonte me rroga modeste, me rrogat që merrte, kurse kjo lloj burokracie kishte filluatr të ndërtonte apartamente ekstra, të vidhte dhe të mos i hynte gjë në këmbë.

Për momentin, sistemi nuk atakohej…kjo lloj goditje…plus aty ka spektakël te Çimi, Reshati, Matilda… personazhe inetersante dhe interpretime të jashtëzakonshme. Filmi u xhirua me shumë entuziazëm, në një periudhë tejet të nxehtë, në pisk të vapës, në korrik, gusht… dhe djersa na dilte mbi xhaketë.

 

Dialogu te amfiteatri i liqenit, çakmaku…, mbeten detaje interesante?

Në atë kohë filmi ka një detaj që është një çakmak që kompromenton. Nuk ishte kollaj ta interpretoje. Ai hidhet si çakmak i molepsur. Në këtë kuptim… ishte edhe detaji i shkuarjes së çiftit te shtëpia e re… Më tregonte Esat Mysliu se filmi ka qenë në Kajro në një festival dhe pati një reaksion të befasishëm.

Ky ndahet me të motrën në mëngjes dhe nga dritarja ajo i jep një pako të mbështjellë me letër si prej çimentoje, që spektatorët folën për korrupsion. Shikojnë dy copa buke (qesh) me dajthë kackavall në mes.

Ça do jetë ky detaj regjisorial, menduan. Perceptimi i atij auditori ka një mentalitet tjetër, pasi niset treni. Kur hapet letra shihen dy copa bukë dhe salla atje shpërtheu me të qeshura. Në Shqipëri është një gjë normale, se ne niseshim me bukë me vete.

 

Por edhe interpretimi i Matilda Makoçit mbetet interesant…

Mendoj se është një nga rolet më të mira të Matildës, personazhet më të mirë të Matildës.

 

A keni një skenar të ri në duart tuaja?

Ka një skenar, është një porduksion italian i romanit të Elvira Dones, është për burrëneshat e veriut. Zhvillohet në Veri të vendit dhe në Itali. Jam në rolin e xhaxhait që rrit këtë “djalin” jetim që më vonë kthehet ne burrneshë. Në Itali më pas ajo kthehet në realitetin e vet gjinor. Është goxha personazh dhe sipas gjithë gjasave me fillimin e dëborës do nisim xhirimet.

 

Një njeri që bën drejtuesin… Nga aktor i kompletuar, drejtues i një televizioni e më gjerë… Ku e gjen suksesin?

Nuk e di. Më vonë kuptova që kam qenë i afektuar edhe nga administrimi, nga menaxhimi, nga produksioni, drejtimi i isntitucioneve. I kam rënë kryq e tërthor… Vërtet kam drejtuar për një mandat të gjatë Fakultetin e Artit Skenik, për dy mandate Teatrin Kombëtar, kam krijuar Qëndrën Kombëtare të Kinematografisë, një media, produksione, jap mësim rregullisht tek studentet… Është një lloj komplesi!

 

Premtojnë studentët tuaj?

Gjeneratat premtojnë. Midis tyre kemi talente shumë të mirë. Mua më dëshpëron fakti se nuk po reformojmë dot sistemin, ti motivojë më mirë dhe t’u sigurojë disa kapilarë, për integrimin e tyre në tregun e punës. Kemi shumë të diplomuar, por sistemi i kualifikimit lë për të dëshiruar.

Unë e ndjej te studentët që diplomohen. Në shkollë ata janë entuziastë, kanë ambicie. Shkolla është tradicionale ka një lloj sistemi që i mban në punë, por ditën që mbarojnë studimet, i rrok një dëshpërim. Dhe kjo përcillet dhe te pedagogët. Dhe këtu kemi vënë dorë të gjithë. Nuk e kemi bërë dot mirë siç duhet reformën e arteve të reformuara. Kinematografia është diçka më mirë në produksion, sesa teatri.

Kemi dy shkolla kinematografike, kemi eksperiencë. Mund të flitet për filmin shqiptar… Filmi është i veshtirë të identifikohet me nacionalitetin, por kur ke personalitete që kanë bërë hajër në vend dhe kompeticione ndërkombëtare, kur ke personalitete dhe tituj që kanë bërë hajër në memorjen tonë dhe kompeticionin ndërkombëtar, gjitçka vlen…

 

Ju, personalisht keni përzgjedhur edhe moderatore si Albana Osmani ?

Është meritë e saj. Erdhi, insistoi… E kishte syrin shumë të hapur, si bënte syri tër. Dua tha, mundem… Dhe i thashë kalo. Në fillim ajo ka kaluar një test për montazh se kishte mbaruar Arte Figurative. Mbas disa kohësh shefja e saj më tha: Kjo vajza di. E punësojmë gazetare. Është dhe merita e saj…

 

Nuhatja e artistit nuk gabon…?

Në disa raste buron nga një lloj stërvitje që ne e kemi për shkak të konkurseve, që ne bëjmë për të thithur kontigjentin e studentëve. Nganjëherë, që kur hyn te dera një djalë dhe vajzë e mirë, e gjen që ke dera. Thua ky erdhi, ky vlen… Rrezaton vetevetiu dhe menyra si e teston se ç’ka brenda staturës së tij. Është një lloj metodoligjie që po e ushtrove, të krijon një farë refleksesh. Është një nuhatje, si thoni ju.

 

Keni qenë i suksesshëm edhe në politike…?

Ishte një periudhë kohe e shkurtër, shumë atraktive, shumë e vlefshme për mua. ‘96-‘97, kur shteti u çatrafilua tërësisht, u shpërbë, i dolën rrënjët jashtë. Dhe ti kupton çështë shteti në thelbin e vet. Pse shteti ishte aq i dobët dhe pse nuk ishte… Ajo periudhë nuk pati vazhdimësi, që mund ta kishte.

Unë nuk do ta kisha refuzuar… Ndoshta mund ta kisha dhe s’do e kisha refuzuar. La te unë një lloj kualifikimi në shtet dhe në administrim apo disa gjëra që kur i prek së brendshmi kanë tjetër përqasje.

 

Ka diçka që ju ka dhembur për censurën në film?

Nuk më rezulton. E para, filmi në atë kohë kontrollohej shumë para bërjes. Rrallë qëllonte. Për fat të keq ka ndodhur me “Vëllezër dhe shokë”. Kur filmi mbaroi dhe u shfaq, u pëlqye. E mbaroi ciklin e ve. Për disa rrethana që s’kishin të bënin fare me filmin, u ndalua. U urdhërua të bëheshin rixhirime. U prish një linjë që buronte nga një ngjarje e caktuar.

Më vonë filmi u ndalua dhe u kërkua të rishikohej gati një e treta e tij. Ne e xhiruam atë film dhe kopjen e parë, unë nuk e di ku është. Varianti i dytë është i dëmtuar. Nëse kam keqardhje, kam keqardhje, që nuk është në publik variant i parë i filmit. Ka rrezik që në atë kohë ata i digjnin, i zhduknin dhe s’e besoj s’e ka ngel në akriv.

 

Faleminderit për përgjigjet edhe pse thonë se Xhoda është aktori mirë, por i vështirë për intervista…

Nuk e di. Ketë ma thuaj ti në fund të intervistës, kur të mbyllim kamerën. A jam unë i vështirë? Jo nuk jam i vështirë! Ndonjëherë gazetarët kërkojnë lëndë aty ku nuk ka. Konceptim im është  kur dikush më fton për intervistë është: po çfarë do flasim? Çfarë ka ndodh.

Të promovojmë diçka ok. Bëmë një punë të re… Intervistat ku ti përsërit të njëjtat gjëra nuk janë më intersante as për atë që e jep as për atë që e kosumon si lëndë Nuk kam paragjykim të tillë, të paktën kur të ketë diçka, të ketë sens, të ketë kuptim…

 

Për mua ishte fat që e bëmë këtë intervistë!

Faleminderit dhe ju uroj suksese!

 

 

 

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re