Mostafa Keshvari, regjisori kanadez ka shkruar dhe xhiruar një film të plotë mbi pandeminë. Ngjarja zhvillohet në një ashensor, ku një vajzë kineze, mbetet e bllokuar bashkë me shtatë persona të tjerë.

“Frika është virus.Ky film flet për frikën, është një studim mbi shoqërinë, njerëzit dhe zgjedhjet e tyre”, u shpreh Keshvari për New York Times.

Ai ishte vetë në një ashensor duke lexuar titujt e parë të gazetave mbi sëmundjen, kur i lindi ideja  për skenat e filmit.

“Në fillim u njoh si virusi kinez, por tani të gjithë mund ta kenë atë, kështu që nuk është vetëm problemi i një race. Tani raca njerëzore duhet të bashkohet për të mposhtur virusin”, tregon drejtori kanadez, i cili shton, ” virusi nuk diskriminon, pra pse duhet të jemi? ”

Duke filluar nga fundi i janarit, ai kaloi dy javë duke shkruar skenarin; seti u desh  10 ditë të tjera për tu krijuar. “Ne morëm me qira një hapësirë ​​dhe ndërtuam një ashensor,” tha ai.

“Unë u thashë aktorëve që do xhironim filmin: Imagjinoni sikur koronavirusi aktual është në këtë ashensor. ”

Ai mendoj ta publikonte filmin para se bota të izolohej por  jo çdo gjë shkoi siç e priste, megjithëse ai është i lumtur që mundi të realizonte fillmin pikërisht në një kohë të tillë.

Ditët në vijm pritet të dalë njoftimi  se kur do të publikohet filmi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re