Skip to content

Filmi ‘Me fat’, Edmond Spaho kërkesë Monika Kryemadhit: Më gjej ndonjë rol edhe mua

640 0 68f38a9615511

Monika Kryemadhi, siç kishte lajmëruar edhe më parë, pas betejave ligjore duket se po i jep fund marrëdhënies së saj me politikën, për t’u bërë tashmë pjesë e botës së showbizit.

Së fundmi, Kryemadhi ka publikuar disa foto dhe video ku shfaqet në skenat e sheshit të xhirimit të një filmi, së bashku me blogeren Dea Vieri.

Në këtë projekt, Monika Kryemadhi do të ketë debutimin e saj të parë në kinematografi, një surprizë për publikun që e njeh prej vitesh vetëm nga politika.

Ajo luan rolin e nënës së Dea Vierit, e cila në film është një vajzë e re me ëndrra, dilema dhe sekrete që do të zbardhen gjatë rrjedhës së historisë.

Filmi “Me fat” pritet të sjellë një ndërthurje interesante mes botës së artit, showbiz-it dhe politikës, duke kaluar mes dramës, humorit dhe një mesazhi reflektues mbi fatin dhe zgjedhjet e jetës.

Ish-deputetja shfaqet sensuale, e veshur me penjuar të bardhë, mbi një krevat dhe me skenar në dorë, në një atmosferë tipike filmike që ka ngjallur menjëherë komente dhe batuta.

Kjo ka zgjuar fantazitë e kolegut Edmond Spaho që përmes një postimi ka kërkuar të jetë dhe ai pjesë e filmit.