Hoxha i njohur i Prishtinës, Hysamedin Abazi, ka vlerësuar një ndër prodhimet e fundit kinematografike kosovare, filmin “Zgjoi”, i cili morri dhe vlerësime ndërkombëtare.

Ky film pritet të konkurojë dhe për Oscar.

“Edhe dy fjalë të domosdoshme për filmin ‘Zgjoi’:

I inspiruar nga intervista të cilën kishte aktorja Yllka Gashi te Adi Krasta, dhe pasi tash më e kam shikuar filmin dhe duke e pa jehonën të cilën ka bërë dhe po bënë ky film në nivel Kombëtar dhe sidomos në arenën Ndërkombëtare, do thoja se vlerat tona dhe autoktonja, vlerësohen nga të gjitha qarqet serioze qofshin ato Kombëtare apo dhe Ndërkombëtare.

Madje suksesi të cilin pati ky film me shpërblimin e trefishtë në  Sundance Film Festival, e që nuk kishte ndodhë gjatë gjthë  historisë të Sundance-s të shpërblehet nje film me tri çmime, na thërret ne dhe sidomos kinematografinë, dramaturgjinë dhe gjithë artin kosovar që t’i kthehemi pasqyrimit e prezantimit të kulturës, traditës dhe vlerave tona të mirëfillta, e jo të nënçmojmë veten me pseudo vlera të llojit  Ballkan Bordelo dhe të ngjashme.

Me të tilla vepra si ‘Bordelo’, Europa dhe Perendimi janë stërngopur gjithandej!

Së fundmi, filmi ‘Zgjoi’ është propozuar edhe për çmimin Oscar, sigurisht ky një sukses i rrallë .

Urime gjithë ekipit realizues të këtij filmi të cilit nuk po i ndalen shpërblimet dhe sukseset gjithandej dynjasë”, shkruan i njohuri si imam në Xhaminë e 4 Llullave në kryeqytetin kosovar. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re