Një 18-vjeçar nga Kosova është dënuar nga policia zvicerane raporton gazeta “Aargauer Zeitung”.
Thuhet se i riu shqiptar i quajtur Bajram, kishte kryer marrëdhënie me shoqen e tij 15-vjeçarje në tualetin e shkollës ku studionin dhe kishte filmuar aktin intim. Më pas, ai ia tregoi videon shokut të tij, duke bërë që vajza e quajtur Franziska ta denoncojë pasi e mori vesh këtë gjë.
18-vjeçari është dënuar me gjobë për veprën penale “pornografi me të mitur”.
Ngjarja ka ndodhur në qarkun Aarau, ndërsa Bajrami u gjobit për arsye se deklaroi para gjykatës se e kishin kryer marrëdhënien intime me konsensus.
18-vjeçari shqiptar do të duhet të paguajë dy gjoba, njëra 3000 dhe tjetra 500 franga zvicerane. Gjobën e parë ai do ta paguajë me këste.
/shqip