Kryeministri Edi Rama permes nje bashkebisedimi online me qytetare dhe gazetare iu pergjigj pyetjeve dhe shqetesimeve te ndryshme qe lidhen me situaten politike dhe ekonomike ne vend.

 

Kreu i qeverise duke u ndalur tek ceshtja e dites ne politike, qe jane akuzat nga zyrtaret amerikane ne lidhje me financimin e PD nga rusët ne vitin 2017 me 500 mije dollare, deklaroi se drejtësia nuk i ka dhënë një përgjigje kësaj çështje te rendesishme, te cilen e ngriti PS që në krye te herës.

 

Dua tu kujtoj se kjo ceshtje ka riardhur në qendër të vëmendjes pas një publikimi të bërë nga SHBA dhe se kjo nuk është një temë e re. Kjo është një temë që kur ne si PS e kemi trajtuar, shumë prej jush, përfshirë dhe ata që sot hidhen përpjektë pasi e konsiderojnë si një tjetër gur në luftën e tyre të brendshme, na kanë përqeshur. Askush prej një mase të madhe përveç PS, nuk ka marrë përsipër që të thellohet në këtë drejtim. Ka qenë një përqeshje e madhe. Ka qenë një front i madh i bashkuar politiko mediatik për ta mohuar me të qeshur. Kjo është një pyetje që duhet t’ja drejtoni prokurorisë, drejtësisë, pasi në fund të fundit politika dhe media kanë bërë zgjedhjet e tyre. Drejtësia e ka trajtuar çështjen dhe nuk ka dhënë kurrë një përgjigje. Sot shoh shumë që janë të tronditur!’- deklaroi Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re