Finalizohet një tjetër operacion policor për goditjen e veprimtarisë krīminale të shpërndarjes së lëndëve nārkotike në doza të vogla.

Operacioni i koduar “Combination 2”, zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Nārkotikëve, në bashkëpunim Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Tiranë

Vihen në prānga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë.

Sekuestrohen lëndë nārkotike, një pushkë sportive dhe sende të tjera.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara për goditjen e veprimtarisë krīminale në fushën e nārkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Nārkotikëve, në bashkëpunim Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Combination 2”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– A. Xh., 31 vjeç dhe O. L., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Nārkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, si rezultat i punës operative gjurmuese për personat që kryejnë veprimtari krīminale, si dhe bazuar në informacionet e marra se në Yrshek, Tiranë, shtetasit O. L. dhe A. Xh. merreshin me shpërndarje të lëndëve nārkotike të llojit cānnabis sativa dhe kokāinë, të cilat i mbanin në një ambient në pronësi të shtetasit A. XH,  organizuan punën për kapjen e këtyre shtetasve.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientin në pronësi të shtetasit A. XH., Policia gjeti dhe sekuestori rreth 1.3 kg lëndë nārkotike cānnabis sativa dhe qese farmaceutike që shërbenin për të ndarë në doza lëndën nārkotike. Ndërsa në banesën e këtij shtetasi u gjet një pushkë sportive dhe fishekë metalik për p ūshkën.

 

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e nārkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, për shtetasit A. XH. dhe O. L. dhe për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e ārmëve të gjuetisë dhe sportive”, në ngarkim të shtetasve S. XH. e Z. Xh. familjarë të shtetasit A. XH., të cilët po ndiqen penalisht në gjendje të lirë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re