Goditi me thikë një 38-vjeçar dhe më pas fshehu një armë zjarri kallashnikov që e mbante në banesë, pa leje, kapet dhe vihet në pranga 45-vjeçari.

Gjenden dhe sekuestrohen arma e zjarrit dhe mjeti prerës (thikë).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas marrjes së njoftimit se në Rrugën e Kavajës, po konfliktoheshin 2 shtetas, kanë organizuar punën për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit. Në kuadër të operacionit të koduar “Gold”, u arrestua në flagrancë shtetasi:

F. G., 45 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas dyshohet se është konfliktuar me shtetasin N. M., 38 vjeç, dhe e ka goditur atë, me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta. 38-vjeçari mori ndihmën mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Më pas, shtetasi F. G. ka marrë në banesën e tij, një armë zjarri kallashnikov që e posedonte pa leje dhe e ka fshehur në rrugën “Mujo Ulqinaku”, bashkë me thikën me të cilën ka kryer plagosjen.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko