Skip to content

Finalizohet operacioni “Karbunara” në Lushnje, arrestohen 5 persona (EMRAT)

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Pesë persona janë arrestuar në Lushnje pas operacionit “Karbunara”. Të arrestuarit janë shtetasit Kristi Mezini, Benard Kasapi, Jurgen Sula, Fatmir Sulovari, gjithashtu dhe shtetasi M.M të cilët shpërndanin lëndënarkotike të tipit “kokainë”.

Njoftimi i Plotë:

Lushnjë

Goditen 2 raste të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Karbunara”, vihen në pranga 5 shtetas.

Operacioni, nga Komisariati i Policisë Lushnjë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Sekuestrohen doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe cannabis sativa.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore se disa shtetas shpërndanin lëndë narkotike kokainë, me një automjet tip “Benz”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Karbunara”.

Gjatë këtij operacioni, në lagjen “Karbunarë”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin K. M. dhe pasagjerë shtetasit B. K., J. S. dhe M. M. Gjatë kontrollit fizik, shtetasve K. M. dhe B. K. iu janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Në përfundim të veprimeve hetimore, u arrestuan në flagrancë shtetasit K. M., 21 vjeç dhe B. K., 26 vjeç, të dy banues në Karbunarë, Lushnjë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe shtetasit J. S., 29 vjeç dhe M. M., 17 vjeç, të dy banues në Karbunarë, Lushnjë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Gjithashtu, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, gjatë operacionit u arrestua edhe shtetasi F. S. (K)., 45 vjeç, banues në Sarandë, i dënuar më parë për veprat penale “Plagosja lehtë me dashje” dhe ”Armëmbajtje pa leje”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “BMW” që drejtohej nga ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza gati për shitje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë