Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Pogradecit pasi akuzohen për “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, kryer në bashkëpunim”.

 

Ndalimi i shtetasve me iniciale E.Ll, 31 vjeç dhe S.F., 30 vjeç është bërë në sajë të operacionit të koduar “Stacioni”.

 

Ndalimi i tyre u bë pasi, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në Tiranë, ka caktuar për këta shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, kryer në bashkëpunim”.

 

Gjithashtu dyshohet se këta shtetas në maj të vitit 2018 kanë shtrënguar nëpërmjet kanosjes dhe dhunës, disa aksionerë të dy shoqërive të transportit të udhëtarëve, ngjarje të ndodhura në qytetet e Pogradecit dhe Korçës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re