Finalizohet ekstradimi i parë nga Dubai drejt Shqipërisë.

Këtë të mërkurë pritet që të mbërrijë në aeroportin e Rinasit rreth orës 11:00 Bruno Çobo. Ky i fundit akuzohet nga SPAK se në bashkëpunim me 16 persona të tjerë kanë arritur që të mashtrojnë mijëra qytetarë italianë duke përfituar miliona euro, raporton gazetari Esido Brakaj.

Kjo është hera e parë që në Shqipëri esktradohet një person i shumë kërkuar nga Dubai. Ndërkohë pritet që në vijim të esktradohen edhe personazhe të tjera të botës së krimit.

Ekstradimet nga ky vend janë paralajmëruar edhe më heret nga ministri Balla për ti dhënë fund arratisjes së personave që kërkohen për krime të rënda dhe fshiheshin në Dubai.

Kanë qënë bashkëpunimi dhe marrëveshjet e ministrit të Brendshëm Taulant Balla me homologët në Dubai që i kanë dhënë dritën jeshile për ekstradimin e personave që kërkohen nga drejtësia në Shqipëri dhe fshiheshin prej kohësh në Dubai.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re