Teksa jemi vetëm pak minuta larg ndeshjes më të rëndësishme të sezonit sa i përket futbollit të klubeve në Evropë, Manchester City dhe Interi kanë bërë publike formacionet zyrtare.

Finalja do të luhet në stadiumin “Ataturk” në Stamboll, ndërsa “citizens” do të tentojnë të ngrejnë lart për herë të parë në histori këtë trofe, e në krahun tjetër Interi kërkon ta ngrejë për herë të katërt në histori.

Ashtu siç pritej, kjo ndeshje absolutisht nuk lë vend për eksperimente, me të dy teknikët që kanë hedhur në fushë lojtarët me në formë të momentit.

Sulmi i City-t udhëhiqet nga gjigandi Haaland, i mbështetur nga Grealish dhe Bernardo Silva, në krahun tjetër “zikaltërit” do të tentojnë të gjejnë rrugën e rrjetës me dyshen Dzeko – Martinez.

Super finalja do të nisë në orën 21:00.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re