Facebook mbylli kapitullin e një 2018 plot skandale ditën e Mërkure kur publikoi një tre mujor financiar të fuqishëm duke thyer pritshmëritë e analistëve.

Rezultatet janë dëshmitarë të një divorci publik mes biznesit të Facebook dhe reputacionit të kompanisë.

Skandali më i fundit ishte një aplikacion i iOS i cili grumbullonte të dhëna nga përdoruesit e moshës 13 vjeç.

Kompania postoi fitim rekord prej 6.88 miliardë dollarë krahasuar me fitimin prej 4.27 miliardë dollarë një vit më parë.

Numri i përdoruesve aktivë ditorë dhe mujorë u rrit me 9% krahasuar me 2017-ën. Rezultatet pozitive financiare rritën aksionet me 8%.

Të ardhurat u rritën në mbarë rajonet gjeografike që nga Evropa në Amerikën e Veriut.

Facebook sot përllogarit 2 miliardë përdorues aktivë në ditë në mbarë familjen e aplikacioneve is Facebook, Instagram, Messenger dhe WhatsApp. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re