Avokati i Nezar Seitit, ka reaguar pas ekstradimit të financierit të grupit kriminal ‘Habilaj’ ne Itali. Mbrojtësi ligjor Detar Hysi paralajmëroi se do të kallëzojë penalisht prokurorët e Krimeve të Rënda, të cilët sipas tij, lejuan ekstradimin e Seitit pa prova dhe fakte, por vetëm duke u nisur nga përgjimet italiane. Sipas Hysit drejtues i prokurorisë Besism Hajdarmataj ka tejkaluar kompetencat, duke shpërdoruar detyrën. Seiti u ekstradua dy dite më pare, ndërkohë që për një veprim të tille kishte pengesa ligjore pasi mbi të Gjykata e Krimeve të Renda kishte caktuar mase arresti. Nga ana tjetër Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte nisur hetim për Seitin si pjese e dosjes së trafikut ndërkombëtar të narkotikeve.


