Qeveria amerikane ka financuar për Shqipërinë 3.500 komplete testimi për koronavirusin.

Kjo ndihmë ka mbërritur tek Instituti i Shëndetit Publik. Lajmin e dha ambasada amerikane në “Facebook”.

“3.500 komplete testimi për COVID të financuara nga qeveria amerikane, kanë mbërritur në Shqipëri dhe janë dorëzuar në ISHP! Këto komplete testimi janë pjesë e kontributit të përgjithshëm Amerikan për të mbështetur reagimin e Shqipërisë ndaj COVID-19. Duke punuar me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë këto komplete testimi do të ndihmojnë në zbulimin e rasteve si dhe gjurmimin e rasteve te lidhura me to.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re