Me pretendimin se opozita po ia nxjerr bojën Shqipërisë duke folur kundër qeverisë, kryeministri Rama ka tentuar të ofrojë një standart moral: ai vetë të mos e bëj të njëjtën gjë me kunndërshtarët politikë.

Duke u intervistuar nga The Parliament Magazine, Rama u pyet akuzat për financim rus të opozitës gjatë një lobimi në SHBA, dhe përgjigja ishte:

“Kam dëgjuar dhe lexuar lajmet. Ka disa dëshmi se kundërshtarët tanë politikë kanë marrë mbështetje financiare në kundërshtim me legjislacionin tonë. Ka një hetim për këtë, por si rregull, vendosa shumë kohë më parë të mos komentojë ndërkombëtarisht për opozitën. Ne në Shqipëri përpiqemi të mbajmë marrëdhënie miqësore me të gjitha kombet”.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re