Finlanda është bërë anëtari i 31-të i aleancës së sigurisë së NATO-s dhe flamuri i saj së shpejti do të ngrihet në selinë e aleancës.

 

Ministri i Jashtëm finlandez nënshkroi dokumentin e pranimit dhe ia dorëzoi Sekretarit të Shtetit të SHBA Antony Blinken.

 

Pranimi i Finlandës është një pengesë për Vladimir Putinin e Rusisë, i cili vazhdimisht u ankua për zgjerimin e NATO-s përpara pushtimit të tij në shkallë të plotë të Ukrainës.

 

Finlanda ndan një kufi lindor prej 1,340 km me Rusinë dhe zyrtarisht aplikoi për t’u bashkuar në NATO-n së bashku me Suedinë majin e kaluar për shkak të luftës së Rusisë.

 

Gjatësia e kufirit të Rusisë me vendet anëtare të NATO-s tani është dyfishuar.

 

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, paralajmëroi se Rusia do të shikojë nga afër atë që ndodh në Finlandë, duke e përshkruar zgjerimin e NATO-s si shkelje të sigurisë dhe interesave kombëtare të Rusisë.

 

Nga ana tjetër aplikimi i Suedisë ndodhet në një ngërç, për shkak të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan. Ai ka akuzuar Stokholmin se ka përqafuar militantët kurdë, duke iu referuar këtyre të fundit si terroristë. Hungaria gjithashtu nuk e ka miratuar ende anëtarësimin e Suedisë.

 

Stoltenberg tha se NATO do të sigurojë që Suedia të bëhet anëtari i ardhshëm që do të anëtarësohet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re