Finlanda (me një popullsi prej 5,518,000 milion banorë) do të prezantojë teste të detyrueshme të koronavirusit dhe karantinës për udhëtarët nga disa vende me rrezik të lartë, tha të hënën ministrja Krista Kuru, pasi 24 nga 157 pasagjerët që arritën nga Shkupi testuan pozitivë me COVID-19.

Testimi vullnetar u krye të shtunën në aeroportin Turku në Finlandë për të gjithë pasagjerët që vinin nga një fluturim nga Shkupi, pasi autoritetet zbuluan se dy burimet kryesore të infeksioneve të fundit të koronavirusit të ri në Finlandë ishin fluturime nga Maqedonia Veriore (popullsia – 2.077,000). dhe Bukureshti, u tha gazetarëve ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale, Krista Kuru.

“Epidemia është në Ballkan,” tha Kuru, duke iu referuar rritjes modeste të numrit të personave të infektuar në Finlandë, raporton Reuters.

Karantina e detyrueshme dyjavore dhe testimi i mundshëm i koronavirusit pas mbërritjes në Finlandë do të zbatohen për këdo që arrin nga vendet që kanë më shumë se 8 deri në 10 raste të reja të COVID-19 për 100,000 banorë në 14 ditët e fundit, thanë autoritetet e vendit.

Aktualisht, rregulli vlen për shumicën e vendeve në botë, përveç 25 vendeve, të tilla si Italia, Japonia, Greqia dhe Norvegjia, ku infeksioni është ende i vogël. Javën e kaluar, numri i të infektuarve në Finlandë ishte 2 deri në 3 për 100,000 banorë në 7 ditë, dhe deri të hënën, ishin konfirmuar gjithsej 7.601 raste dhe 333 vdekje.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re