Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, i kërkoi Turqisë dhe Hungarisë që të miratojnë shpejt anëtarësimin e vendit të saj në NATO.

Duke folur për shtypin pas Samitit të Liderëve Skandinavë të mbajtur në Helsinki të Finlandës, Marin iu referua anëtarësimit të Finlandës në NATO, duke thënë: “Të gjithë sytë janë tek Hungaria dhe Turqia. Ne duam që këto vende të miratojnë anëtarësimin tonë në NATO shpejt”.

Kryeministri suedez Ulf Kristersson gjithashtu ndau të njëjtat pikëpamje me homologun e tij finlandez, duke deklaruar se “Suedia dhe Finlanda duhet të veprojnë në mënyrë të koordinuar dhe gjithashtu duhet të anëtarësohen në NATO”.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re