Skip to content

Finlanda, përgatje ndaj Rusisë: “Kjo do të jetë përgjigja jonë”

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Nga frika se Moska mund të përdorë emigrantët për presion politik, Helsinki propozoi të enjten një projekt-amendament për të forcuar gardhin në disa pjesë të kufirit gati 1300 km të gjatë. Hyrja në fuqi e tij duhet të jetë “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Lajmi vjen pas kandidaturës së Finlandës për në NATO, prandaj vendi nordik ka frikë nga të ashtuquajturat reagime hibride, si sulmet e hakerëve dhe operacionet joushtarake destabilizuese.

“Qëllimi i këtij projektligji është të përmirësojë kapacitetin operacional të shërbimit kufitar në përgjigje të kërcënimeve hibride,” i tha AFP Anne Ihannus, një këshilltare në Ministrinë e Brendshme të vendit.

“Lufta në Ukrainë ka nxitur një zgjidhje urgjente të çështjes,” tha zyrtarja.

Aktualisht Finlanda ka një gardh druri në kufi që pengon kalimin e kafshëve.

“Tani ne duam të ndërtojmë një gardh të fortë që do të veprojë si një pengesë e vërtetë,” tha Sanna Palo, drejtore e departamentit të çështjeve ligjore të Shërbimit Kufitar.

Gardhi me shumë mundësi nuk do të shtrihet përgjatë gjithë kufirit, por do të mbrojë vendet që ne i konsiderojmë më të rëndësishmet”, tha ajo.

Pika të veçanta për azilkërkuesit

Në rast të fluksit të emigrantëve, qeveria do të propozojë hapjen e pikave të posaçme në kufi për pritjen e azilkërkuesve.

Ato pozicione prioritare do të përcaktohen më vonë, si dhe buxheti për projektin, shtoi Ministria e Brendshme.

Kufiri më së shumti kalon nëpër zona me popullsi të rrallë, raportojnë disa media.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë