Deputeti i Partisë Demokratike Helidon Bushati është përplasur me kryeministrin Rama në Komisionin Hetimor për aferën e Inceneratorëve.

Bushati i tregoi kreut të qeverisë draftkontratën e koncensionit të Inceneratorit të Elbasanit, botuar në Fletoren zyrtare ku ky draft nuk kishte asnjë logo zyrtare dhe e firmosur nga zoti Rama.

REPLIKAT:

Helidon Bushati: Kjo është fleta e parë e kontratës së Elbasanit dhe është Republika e Shqipërisë pa stemë, pa asgjë fare dhe është draft-kontratë koncesioni. Kjo është ajo zyrtarja. Tani kalojmë dhe desha te prek pjesen e estetikes qe ju e permendi dhe mundoheni qe ta shprehni pjesen  estetike, ju si lider europian a është bukur që emri juaj të jetë tek publikimet zyrtare, permbi tek nje draft kontrate koncesioni? Nje kryeminister te jete permbi nje draft-koncesioni? Është risi europiane qe kryeministri ne Fletoren zyrtare te vendit e vendos emrin ne nje draft kontrate. Turp me te madh sinqerisht nuk ka.

Bushati: Ka një shtesë, një kontratë që i jep të drejtën e shfrytëzimit të impiantit të bërë me paratë publike, pa referenca ligjore të mirëfillta, në tejkalim të kompetencave ligjore, për t’i dhënë të drejtën për shfrytëzim në 25 vjet. A jeni i sigurt, a garantoni qytetarëve shqiptarë që ne nuk do përballemi në një moment të ardhshëm në arbitrazh?

Rama: Deri tani, s’ka marrë asnjë qindarkë nga shteti shqiptar. Beteja vazhdon. Këtë kam thënë unë. Për sa i përket pyetjes tjetër, janë gjëra që i keni ezauruar me të tjerët. Nuk e di se çfarë kërkoni nga unë që të garantoj. Juve krijoni pamjen sikur këtu nesër në mëngjes do mblidheshin dhe do bëheshin shkëmbime çantash. Mblidhen të gjitha procedurat dhe bëhet vendimi. Kur kjo vjen nga ju, jo personalisht, që këtij shteti nuk i keni lënë asnjë trashëgimi për t’u pasur respekt. Përjashto Ministrinë e Financave dhe ministrin tuaj të financave. Do ju mësoj unë juve që të merrni vesh çfarë është qeveria.

Bushati: Ajo kontratë e nënshkruar pas një VKM kolegjial, dhe kontrata e nënshkruar e bazuar në një VKM të parregullt, mund të na çojë, ju e garantoni publikun që të mos na çojë në arbitrazh?

Rama: Zoti Bushati, nuk jam nga ata që fshihem, i dal për zot të gjitha gjërave, sot e gjithmonë atyre që bëj,. Edhe gabimeve. Kjo është mënyra se si funksionon Këshilli i Ministrave. Unë i dal për zot vendimeve. I dal zot punëve që kam bërë me Saimir Tahirin. I vë gjoksin çdo ministri për çdo akuzë që bëhet për sa kohë beteja është e lidhur me punën e përbashkët. Nëse pastaj, kushdo që pas kurrizit tim ka një agjendë tjetër, ka punë me drejtësi. I dal për zot atij vendimi, dhe besoj se përderisa ai vendim është marrë, nuk kemi pse të kemi arbitrazh. Nga krijohen arbitrazhet. Ju keni parë edhe dokumentin që vetë subjekti që do na çojë në arbitrazh,nuk është i përfshirë në këtë çështje. Për çfarë të japë në garanci. Nuk diskutohet që vendimet e marra, janë ato që çdo kryeministër del garant.

Bushati: Në arbitrazh shkohet kur t’i dorëzohet impianti Bashkisë së Elbasanit. Atëherë lind e drejta që subjekti t’ju çojë në arbitrazh.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re