Firma turke e mbrojtjes Baykar tha se do t’i dhurojë Ukrainës dron Bayraktar TB2 pas fushatave të grumbullimit të mjeteve financiare që u mbajtën në Poloni.

“Si rezultat i fushatës suaj, ne do t’i ofrojmë një Bayraktar TB2 popullit të Ukrainës në mënyrë që ata të mbrojnë më mirë atdheun e tyre”, tha Baykar në një letër drejtuar iniciatorit të mbledhjes së fondeve dhe gazetarit Sławomir Sierakowski.

“Dhe ne do të mbikëqyrim ndarjen e fondeve nga bamirësit ukrainas për qëllime që përfundimisht forcojnë Ukrainën”, shtoi firma.

Baykar shprehu mirënjohje për polakët që morën pjesë në një fushatë “të tillë kuptimplote”.

“Aspirata jonë është që oferta jonë dhe kjo fushatë të ketë sukses në shpëtimin e jetëve të ukrainasve të pafajshëm në kohë sfiduese që ne lutemi që të përfundojnë së shpejti”, thuhej në letër.

Deri më tani janë nisur disa fushata në Lituani, Norvegji, Poloni, Kanada, si dhe në Ukrainë, për të blerë Bayraktar TB2 për Ukrainën pasi lufta e saj me Rusinë ka vazhduar që nga 24 shkurti.

Në fund të fushatave u arritën shifrat e synuara për dërgimin e tre dronëve në Ukrainë dhe një në Lituani.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re