Firma turke e mbrojtjes STM po ekspozon platformat e saj ushtarake detare, sistemet taktike të mjeteve ajrore pa pilot (UAV) dhe aftësitë e sigurisë kibernetike në një panair ndërkombëtar të mbrojtjes detare që filloi në kryeqytetin e Katarit Doha të hënën.

Ekspozita dhe Konferenca Ndërkombëtare e Mbrojtjes Detare në Doha (DIMDEX 2022), e cila do të përfundojë të mërkurën, prezanton produkte të mbi 200 kompanive nga 20 vende.

Sipas një deklarate nga kompania, në ngjarjen treditore po shfaqen Fregatat e Klasit I, Tankeri i Flotës Detare i cili u zhvillua për Pakistanin, Anija Sulmuese me Shumë Qëllime, Droni Sulmues Taktik Autonom me Krahë të Fiksuar ALPAGU, Droni Sulmues me Krahë Rrotullues KARGU dhe droni vëzhgues kombëtar autonom me shumë rotorë TOGAN.

E themeluar në vitin 1991, STM merret me aktivitete të transferimit të teknologjisë dhe zhvillimit të biznesit në më shumë se 20 vende, duke filluar nga Amerika e Jugut deri në Lindjen e Largët.

DIMDEX 2022 u ofron kompanive që operojnë në fusha të ndryshme – si sistemet teknologjike dhe elektronike të luftës, ndërtimi i anijeve, radarët, raketat dhe minat detare – një mundësi për të prezantuar produktet e tyre dhe për të bërë marrëveshje të reja.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re