Presidenti Meta dekreton 3 kandidatët për anëtarë të Gjykatës së Lartë.

Tre anëtarët që do të jenë pjesë e trupës gjyqësore në Gjykatën e Lartë janë: Ervin Pupe, Sokol Sadushaj dhe Ilir Panda.

Tashmë Gjykata e Lartë bëhet me katër anëtarë bashkë me Ardian Dvoranin.

Në këto kushte Gjykata mund të seleksionojë të gjitha dosjet në pritje, në dhomë këshillimi, dhe të kthejë pas ato që nuk u pranohet rekursi.

Ndërsa ata të cilët dosja iu kualifikohet, duhet të presin plotësimin e plotë të Gjykatës së Lartë për të marrë vendim në themel.

Njoftimi i presidencës: 

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, pasi shqyrtoi propozimet e Këshilli të Lartë Gjyqësor dhe praktikat dokumentuese të kualifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes, të administruara në datën 5.03.2020, si dhe:

-Vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 110, datë 27.02.2020 “Për propozimin për emërim në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, të kandidatit z.Sokol Sadushaj”;

-Vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 111, datë 27.02.2020 “Për propozimin për emërim në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, të kandidatit z.Ervin Pupe”; dhe

-Vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 112, datë 27.02.2020 “Për propozimin për emërim në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, të kandidatit z. Ilir Panda”;

Si dhe pasi siguroi një informacion shtesë prej Këshillit të Lartë Gjyqësor mbi këto propozime, sot në datë 11.03.2020, brenda afatit që përcakton neni 136 i Kushtetutës, Presidenti i Republikës ka vendosur;

–      Dekretimin për emërimin si gjyqtar të Gjykatës së Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, të kandidaturave të propozuara të:

     Zotit Sokol Sadushaj;

     Zotit Ervin Pupe;

     Zotit Ilir Panda.

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, vlerësoi pa vonesë këto propozime, duke konsideruar se fillimi nga funksionimi i Gjykatës së Lartë,  është një element kyç për respektimin e të drejtave kushtetuese të qytetarëve për një gjykim të drejtë, nga një gjykatë e caktuar me ligj dhe brenda një afati të arsyeshëm.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re