Kryetari i Degës Nr. 4 në Tiranë, Ervin Goxhaj, ka hequr nga grupi në ‘WhatsApp’ të gjithë anëtarët e shtabit me të cilët ka punuar në zgjedhjet e 25 prillit dhe ka lënë vetëm veten dhe 2 persona.

Këtë e ka treguar me anë të një postimi Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Abi Malltezi. Ai thotë se kur morën vesh se 90% e degës kishin votuar për të firmosur formularin për thirrjen e Kuvendit, i ka hequr të gjithë nga lista dhe ka mbajtur vetëm 2 persona.

‘Edhe ky hallexhiu raportonte mbeshtetje 95%. Kur mori vesh se 90% e deges kish firmos formularin per thirrjen e kuvendit, i hoqi te gjithe nga lista e mbajti vec dy vete. Sot do raportoje se e ka mbeshtetjen 100% (tek ata dy veta por nuk ka ndonje rendesi ky teknikalitet). E ben per “te ruajtur unitetin e PD”- shkruan Malltezi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re