Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Ardi Veliu dhe Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Bledar Xhemali firmosën sot Marrëveshjen e Bashkëpunimit në kuadër të përmbushjes së detyrimeve ligjore që janë parashikuar në ligjin nr 12/2018 “Për Vlerësimin Kalimtar dhe Periodik”.

 

Objekt i kësaj marrëveshjeje është bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Institutit të Mjekësisë Ligjore për kryerjen e ekzaminimit toksikologjik në mostrat biologjike për përcaktimin e lëndëve narkotike, apo psikotrope nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

 

Njëkohësisht, procesi i vetingut është duke vijuar normalisht në të treja shtyllat e vlerësimit për subjektet e përcaktuara pas hedhjes së shorteve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re