Home SHQIPERIA Firmoset marrëveshja e bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe laboratorit mjekësor “Intermedica”, Nano: Efektivët do të kryejnë testin e drogës!

Firmoset marrëveshja e bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe laboratorit mjekësor “Intermedica”, Nano: Efektivët do të kryejnë testin e drogës!

0
Firmoset marrëveshja e bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe laboratorit mjekësor “Intermedica”, Nano: Efektivët do të kryejnë testin e drogës!

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe laboratorit mjekësor “Intermedica Center sh.p.k”.

Gledis Nano nisur nga qëllimi për të mbrojtur integritetin e punonjësve të Policisë së Shtetit, për të garantuar sigurinë e tyre në publik, si dhe për të ruajtur imazhin pozitiv të Policisë në komunitet, bazuar në Ligjin për Policinë e Shtetit, nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi më administratorin e laboratorit mjekësor “Intermedica Center sh.p.k”, Thoma Vasili.

Marrëveshja e bashkëpunimit konsiston në krijimin e mundësive për ekzaminimin mjekësor periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, në kuadër të rritjes së standardeve dhe integritetit personal, për të ndaluar përdorimin e lëndëve narkotike nga ana e tyre. Nano ka falënderuar administratorin e laboratorit, pasi kjo mundësi e ofruar nga ana e tyre është shumë e vlefshme për rritjen e imazhit të Policisë në komunitet dhe për fitimin e besimit të qytetarëve, sepse kryerja e testit periodik për përdorimin e lëndëve narkotike do të eliminojnë akuzat e dashakeqësitë ndaj Policisë së Shtetit.

“Ju falënderoj për këtë mundësi dhe ftoj edhe kompani të tjera në këtë fushë dhe jo vetëm, që të ndihmojnë Policinë e Shtetit”, u shpreh Nano.

Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, Nano i ka kërkuar përfaqësuesit të laboratorit, paanshmëri, garanci maksimale në kryerjen e këtij testi dhe ruajtje të konfidencialitetit të të dhënave.

Administratori Thoma Vasili ka garantuar Drejtorin e Përgjithshëm, për standardet maksimale në këtë drejtim dhe ka siguruar mbështetje të përhershme për Policinë e Shtetit.

Në kuadër të marrëveshjes, Drejtori i Përgjithshëm ka nxjerrë urdhrin përkatës për të gjitha strukturat qendrore dhe vendore.

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë