Kreu i qeverise shqiptare Edi Rama dhe ministri i Jashtëm Luigi Di Maio nenshkruan diten e sotme një marrëveshje bashkëpunimi mes dy vendeve.

Marrëveshja parashikon krijimin e Komitetit të Përbashkët të Përhershëm me ekspertë italianë dhe shqiptarë që so të shkëmbejnë eksperiencat dhe do të kontribuojnë në përballimin e sfidave të përbashkëta si fatkeqësitë natyrore por edhe pandemia e koronavirusit.

“COVID-19. Dua ta falenderoj ministrin për gatishmërinë për të qenë krejtësisht i hapur dhe i gatshëm në funksion të sigurimit të vaksinës për të cilën e gjithë bota është vendosur në lëvizje. Siç e kam thënë edhe më parë, Italia falë lidhjes që ka me Shqipërinë është pranë nesh, siç është dhe BE pranë Ballkanit Perëndimor. Sot kemi folur me ministrin për temën e bashkëpunimit. 10 vjet si sot është nënshkruar partneriteti strategjik Shqipëri-Itali.

Ne duam të nxisim dialogun në fokusin e temave të bashkëpunimit mes dy vendeve mbi planin e investimeve për Ballkanin, transport dhe infrastrukturë dhe energji e digjitalizim. Italia ka vullnetin për të qenë pranë nesh. Herët ose vonë ne do të përcaktojmë partnerët strategjik në këtë rrugë. E fundit, por jo nga rëndësia, dua ta falenderoj ministrin personalisht, është i angazhuar jo thjesht politikisht por edhe personalisht për të qenë avokat i shkëlqyer i integrimit në BE të Shqipërisë”, u shpreh Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re