Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbërritur pak më parë në ambientet e Teatrit Kombëtar, aty ku PD dhe Aleanca pritet të nënshkruajnë marrëveshjen për të mos lejuar shembjen e godinës.

Para nënshkrimit të marrëveshjes, artistët kanë mbajtur fjalën e Tyre. Budina ka falenderuar të gjithë ata që kanë mbështetur nismën për mos shembjen e teatrit.

Kastriot Çipi në fjalën e tij tha se Teatri do të restaurohet plotësisht. Ai shtoi se PD dhe Aleanca do angazhohen për mbrojtejen e Teatrit. Sipas tij, prishja e kësaj godine është e paligjshme dhe për restaurimin e saj do të duhet një ligj i posaçëm.

Nddërkohë, herë pas here dëgjohej thirrja “Rama ik” si dhe duartrokitje në mbështetje të artistëve.






Previous articleNjihuni me atletet më çmimin më të shtrenjtë në botëNext articleVendos kamera për kuptuar pse nuk bënte gjumë të qetë

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re