Zyrtarizohet duke nënshkruar dokumenta nisma e Ramës, Zahevit dhe Vucicit për “Open Balkan”.

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim, që është publikuar e detajuar në Fletoren Zyrtare.

Siç është bërë me dije disa ditë më parë nga ministrja e Financës dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ky memorandum parashikon forcimin e marrëdhënieve mes 3 shteteve veçanërisht në fushën e importeve, eksporteve, tregtimin e mallrave dhe lëvizjen e lirë të njerëzve.

“Autoritetet doganore të Palëve bashkëpunojnë në mënyrë që të sigurojnë kushtet për të thjeshtuar procedurën e tranzitit ndërmjet tyre, në masën më të gjerë të mundshme”, thuhet në marrëveshje.

Objektivat e Memorandumit:
1) Rritja dhe forcimi i bashkëpunimit ekonomik ndërmjet palëve.
2) Thjeshtimi i procedurave në lidhje me importet, eksportet dhe lëvizjen e mallrave.
3) Shkëmbimi i të dhënave ndërmjet autoriteteve të doganave dhe autoriteteve të tjera.
4) Promovimi, nëpërmjet zgjerimit të tregtisë së ndërsjellë, i zhvillimit harmoni të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet palëve.
5) Eliminimi gradualisht i pengesave në tregtinë e mallrave.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re