Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se kryeministri Edi Rama me të ardhur në pushtet, firmosi me urgjencë aferën e inceneratorëve.

Komentet Berisha i bëri gjatë fjalës së tij në Parlament, ku tha se Rama përdori ish-ministrin Lefter Koka si hajdut, në një kohë që sipas ish-kryeministrit, Ministria që ai drejtonte nuk kishte asnjë qindarkë në buxhet.

Ai tha më tej me ironi se Lefter Kokës duhet t’ja dyfishojnë dënimin, meqë nuk po i denoncon ata që sipas tij vërtetë janë autorët e aferës së inceneratorëve.

“Me urgjencë Rama firmosi kontratat korruptive për inceneratorët. E filloi me Elbasanin, duke firmosur në 24 orë 17 akte administrative, record në historinë e këtij vendi apo të ndonjë tjetri. Duhej krijuar ndërmarrja me të cilën Rama, Veliaj apo Ahmetaj, do të bëheshin milionerë në mënyrë të rrufeshme. Lefter Koka u përdor si hajdut i dobishëm. Ai nuk kishte asnjë qindarkë në buxhetin e ministrisë së tij për ndërtimin e inceneratorin e Elbasanit.

Ai që vuan burgun, dhe tja dyfishojnë që si denoncon. Atij ia mbyllin gojën. Na 23 mln me çelësa në dorë kushtoi 11 mln, të tjerat u futën në xhep nga Rama dhe Ahmetaj e Agaçi. Oreksi vjen duke ngrënë. Vijmë te djegësi i Fierit. Çfarë thotë Faraudin Arapi; depozitimi kushton 12 euro. Në kontratën e Tianës është 11 euro. Arapi thotë; djegia kushton 25 euro”, u shpreh Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re