Sa më shumë afrojnë festat, aq më të shpeshta bëhen kontrollet e policisë në tregje për të mos lejuar shitjen e mjeteve piroteknike të rrezikshme. Prej dy vjetësh, fishekzjarrët dhe kapsollat e fuqishme janë të ndaluara të tregtohen për shkak të problemeve që ato sjellin për njerëzit.

Policia po bashkëpunon me ministrinë e mbrojtjes dhe  atë të financave për të bllokuar produkte të tilla që në dogana. Kontrollet e shpeshta kanë sjellë edhe një ndërgjegjësim të tregtarëve për të mos shitur kapsolla e fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese. Nga ana tjetër, masat ndëshkuese në rast shkeljesh, janë të rënda.

Më problematike është situate në rrethe, ku kontrollet janë edhe më të pakta. Dy ditë më parë policia bëri të ditur se kishte sekuestruar 5600 kapsolla dhe 51 fishekzjarrë të fuqishëm në Kukës dhe në Lushnje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re