Subscribe

Një biznes i cili nuk respekton normat e lejuara të zhurmës dhe shkakton ndotje akustike, krahas gjobës rrezikon edhe të mbyllet. Kjo është parashikuar në marrëveshjen e re të firmosur mes Ministrisë së Brendshme, asaj të Mjedisit dhe të Shëndetësisë. Ishte ministri Balla ai që paralajmëroi bizneset nëse shkelin ligjin.

 

TAULANT BALLA

MINISTER I BRENDSHEM

Krahas dënimit me gjobë, në varësi të dëmit që shkakton zhurma, mund të vendoset edhe mbyllja e përkoshme, apo e përhershme e veprimtarisë ekonomike sipas ligjit.

 

Jo vetëm kaq, por Balla solli në vëmendje edhe problemet me fishekzjarret sidomos gjatë festave të fundvitit.

 

Ligji ka përcaktuar një afat vetëm 15 ditor për tregtimin e pjesëve më të madhe të fishekzjarrëve dhe po ligji thotë që përdorimi i tyre lejohet vetëm nga datat 27 dhjetor deri më 1 janar. Ligji tashmë feston 3-vjetorin e miratimit të tij dhe në këto 3 vite asgjë nuk është bërë për zbatimin e këtij ligji.

 

Ministrja e Mjedisit Mirela Kumbaro tha se bizneset duhet të marrin masa për izolimin akustik të mjediseve të tyre.

 

MIRELA KUMBARO

MINISTRE E MJEDISIT

Në ambjetet e hapura zhurma duhet të jetë e kontrolluar, por në ambientet e brendshme sigurisht që mund të vazhdojnë aktivitetet. Çfarë do të sjellë kjo si pasojë? Kjo do të sjellë që të gjitha do duhet të parashikojnë tashmë në buxhetin e tyre një investim plus për të rritur nivelin e izolimit akustik.

 

Në këtë konferencë u përmenden edhe dëmet shëndetësore të shkaktuara nga ndotja akustike. Do të jetë policia e shtetit dhe ajo bashkiake që do të ngarkohen me zbatimin e ligjit në terren për të penalizuar të gjitha bizneset si ato të zonat urbane, por edhe gjatë sezoneve turistike që nuk zbatojnë rekomandimet e zhurmave të lejuara.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re