Dy persona humbën jetën dhe 7 të tjerë u plagosën nga fishekzjarrët gjatë festimit të 14 korrikut, me rastin e Ditës kombëtare të Francës.
Sipas portalit “France Bleu”, fishekzjarret ishin organizuar me rastin e Ditës së Francës në mbrëmjen e së enjtes në qytetin Cholet.
Me këtë rast, një 7-vjeçar dhe motra e tij 24-vjeçare humbën jetën pasi u goditën nga një mjet piroteknik i përdorur në fishekzjarrë. Në të njëjtin vend, shtatë persona kanë mbetur të plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Kryetari i Bashkisë Cholet, Gilles Bourdouleix tha se një fishek tymi kishte shpërthyer në mes të turmës që shikonte fishekzjarrët.
Ai shtoi se pavarësisht paralajmërimeve për t’u larguar nga zona para fishekzjarrëve, qytetarët nuk e kanë bërë këtë.
Sipas mediave, ka nisur një hetim lidhur me incidentin.
Burimi: AA