Pandemia e koronavirusit ka prekur edhe fisin e largët, Satere-Mawe të Amazonës në Brazil. Vdekjet nga Covid-19 kanë qenë të shumta në këtë fis, çka i ka bërë ata r’i kthehen kurimit tradicional.

Mjekimi përfshin lëvoren e pemëve, nenexhikun dhe mjaltin, si dhe njohuritë e kaluara nëpër breza.

Anëtarët e Sateré Mawé thonë se mjekimet e tyre janë efektive kundër virusit.

“Ne kemi trajtuar të gjitha simptomat që kemi përjetuar me mjete shtëpiake,” i tha AFP udhëheqësi i komunitetit André Sateré Maëé.

Amazonas është një nga shtetet më të prekur nga pandemia në Brazil me 22.132 raste të konfirmuara të vdekjeve Covid-19 dhe 1.491, sipas shifrave zyrtare.

Zyrtarët lokalë dhe OJQ-të kanë paralajmëruar se fiset autokton janë veçanërisht të rrezikuar për shkak të mungesës së shërbimeve shëndetësore në zona të thella, ndërsa qeveria e Jair Bolsonaro është akuzuar se nuk i ka ndihmuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re