27 janar Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj së bashku me Drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Tatimeve, Berat, Stavri Ceca zhvilluan një takim me përfaqësues të enteve publike ku u shpreh se, ka ardhur koha që të kemi një administratë me sisteme dhe ligje, të cilat janë shumë afër atyre vendeve që ne aderojmë për tu integruar.

“Ka ardhur koha që ne të kemi një administratë me sisteme dhe ligje, të cilat janë shumë afër atyre vendeve që ne aderojmë për t’u integruar. Ne nuk do të shohim më tatimorë nëpër kafene. Kjo jo vetëm për shkak të avancimit në teknologji, por edhe falë nismave që ka marrë qeveria shqiptare vitin e kaluar që lidhen me zerimin e tatimfitimit për biznesin me një qarkullim deri në 14 milionë lekë dhe rritjen e pragut të TVSH-së nga 2 në 10 milionë lekë. Kjo bën që 2/3 e bizneseve në të gjithë vendin të punojnë të qetë në aktivitetin e tyre”, u shpreh Denaj.

Në qytetin e Beratit janë 77 ente publike, të cilat janë pjesë e procesit të fiskalizimit në këtë fazë të parë.

“Kemi 77 ente publike, të cilat do veprojnë me fiskalizimin dhe në fazën e parë kemi gati 242 subjekte. Këto subjekte janë trajnuar 100%. Ne kemi zhvilluar rreth 13 trajnime. Drejtoria Tatimore e Beratit i ka asistuar edhe drejtorët për kalimin e faturës elektronike”, bëri të ditur drejtori i tatimeve, Berat.

Që prej 1 janarit ka një detyrim ligjor për të mos pranuar fatura, të cilat nuk janë të fiskalizuara.

“Objektivi ka qenë që ne të fillonim nga një marrëdhënie ku entet publike janë të parat, përpara se të fillonim total marrëdhëniet me biznesin”, nënvizoi Denaj.

Fiskalizimi po implementohet në 3 faza, faza e parë, bizneset që kanë marrëdhënie me entet publike, në vijim bashkë me certifikatën elektronike mundësojmë lëshimin e faturës elektronike. Faza e dytë fillon në 1 korrik dhe është marrëdhënie e bizneseve me njëri-tjetrin, por për ato transaksione që kalojnë nëpërmjet llogarive bankare dhe faza e tretë, në 1 shtator marrëdhëniet me para në dorë, ato që në fund kompletojnë të gjithë procesin.

#tdi_1_611 .td-doubleSlider-2 .td-item1 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2021/01/WhatsApp-Image-2021-01-27-at-13.09.53-1-80×60.jpeg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1_611 .td-doubleSlider-2 .td-item2 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2021/01/WhatsApp-Image-2021-01-27-at-13.09.53-80×60.jpeg) 0 0 no-repeat;
}

1 nga 2