Albana Muçaj , një nga Themelueset e Dhomës Ekonomike të Gruas ka folur për Fax News lidhur me procesin e fiskalizimit të bizneseve të vogla.

Muçaj përmendi disa prej problemeve që pronarët e këtyre bizneseve po hasin dhe ndër të tjera përmendi edhe një rrugëzgjidhje.

Sipas Muçajt, problemi më i madh për bizneset e vogla që refuzojnë të fiskalizohen dhe të jenë pjesë e sistemit tatimor, është fakti që duhet të pagujnë kontabilistë për të nxjerrë faturat e tyre të bilancit mujor apo vjetor.

Sipas saj, zgjidhja është që njëri prej familjarëve që është i vetëpunësuar në biznesin e vogël, mund ta mësojë vetë si procedurë dhe ta realizojë pa qenë nevoja të punësojë një kontabilist.

Albana Muçaj:

Dhoma Ekonomike e Gruas zhviloi një tryezë të përbashkët ku ftoi përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe përfaësues nga profesion të lira, pra gra sipërmarrëse. Mbi të gjitha edhe përfaqësues nga Kontabilistët nëpër kompani. Gjatë këtij takimi, u informaum rreth ecurisë dhe shqetësimeve teknike.

Në fakt dolën shqetësime nga më të ndryshme dhe takimi nuk po mbaronte nëse nuk do kishte një afat kohor për t’u respektuar. Shqetësimi kryesor vinte nga zyrat e kontabilitetit. Fakti që koha tranzitore është e shkurtë dhe në vecanti për bizneset e vogla koha duhet të zgjatet më tej. Pra shqetësimi kryesor janë bizneset e vogla, jo sepse ata nuk duan të fiskalizohen por sepse ende nuk janë informuar plotëisht mbi këtë proces.

Cilat ishin kërkesat e tjera të bizneseve të vogla , pasi kostot e tyre do të rriten?

U diskutua që forma më e mirë e emetimit të faturave në këtë formë, duhet të jetë vetë familjarët që janë të punësuar që ta bëjnë këtë proces. Mesa duket kjo pjesë e tregut nuk është informaur mjaftueshëm. Për shkak të një precedenti të vendosur ndër vite në tregun tonë, një pjesë e mirë e tyre e kanë marrë me nge sepse mendojnë se afati do shtyhet dhe gjobat nuk do fillojnë që në janar. Pati edhe shqetësime të tipit që në disa zona nuk ka mbulim interneti.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re