Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Kavajë ka votuar mesditën e sotme. Ai i ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në votime.

Qosja u shpreh se sot Kavaja është në këmbë për t’i prirë ndryshimit pasi ka ardhur koha që ajo të ndryshojë kurs dhe të shkojë aty ku e Meriton.

“Kavaja është në këmbë për t’i prirë ndryshimit. Kavaja ka nevojë për të ndryshuar kurs. 14 Maj dhe është dita që Kavaja të shkojë aty ku meriton. Ka pasur probleme rast pas rasti, probleme të vogla por nuk besoj se ndikojnë.

Kam merakun e njerëzve që vonohen në votim. Ne jemi qytetarë në radhë të parë pastaj jemi kandidatë për kryetarë bashkie. Mbështetësit e mi të dalin masivisht në votime, të trokasin në çdo derë që njerëzit të shkojnë në votime dhe t’i prijnë ndryshimit”, deklaroi ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re